Konferenca e kryetarëve me vetëm votat e socialistëve rrëzoi kërkesën e opozitës për mocion me debat për gjetjet e OLAF lidhur me abuzimet me fondet e BE për Shqipërinë. Ndonëse në parim socialistët nuk janë shprehur kundër, kreu I grupit të PS në mbledhje, është shprehur se duhet të bëhet në një moment të dytë, pasi sipas tij nuk ka ende një raport zyrtar të zbardhur.