Vendimi gjyqësor për emigrantët në kampin e Gjadrit hapi një shteg përplasje të fortë mes mazhorancës italiane dhe drejtësisë. Ministri i drejtësisë, Carlo Nordio në një konferencë nga Palermo e konsideroi vendimin e gjykatës së Romës jo normal duke shtuar se sipas tij nuk mund të jetë gjyqësori ai që përkufizon nëse një shtet është pak apo shumë i sigurt.