Sistemi i diplomacisë shqiptare pritet të reformohet sipas ndryshimeve ligjore që ekzekutivi ka dërguar në parlment. Ministrja Elisa Spiropali, e argumentoi ndërhyrjen tek shërbimi i jashtëm si një domosdoshmëri për integrimin në Bashkimin Europian. Mes ndryshimeve është edhe struktura e re e akademisë diplomatike, që shihet me skepticizëm nga demokratët. Ta nisim me akademinë. Te kjo akademia juaj do futet dhe kjo akademia e barinjve? Se edhe kjo kështu ka qenë… Çfarë nuk ka funksionuar te ky viti i 2015-ës? Se ne qëlluam demode me vitin e 1998. Mirë ne, por ju e sollët në 2015, çfarë ndryshoi?