Gjykata e Lartë la në fuqi dënimin me burg përjetë ndaj Redjan Rrajës, i gjetur fajtor për atentatin pranë mbikalimit të Shkozetit ku mbeti viktimë Andi Maloku ndërsa u plagos ish-prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë la në fuqi edhe dënimin me 35 vite burgim për Arjol Halilajn, i akuzuar po për të njëjtën ngjarje.