Pas arrestimit të tre kontrollorëve ka reaguar përsëri unioni europian i kontrollorëve të trafikut ajror, i cili e ka dënuar aktin e qeverisë shqiptare ndaj punonjësve të Albcontrol. Deklarata për median, publikuar në faqen zyrtare të këtij unioni, mban titullin “Lironi menjëherë kolegët tanë shqiptarë”.