Mediat e huaja lajmëruan me bujë arrestimin e tij dy ditë më parë në Mykonos, por bashkëshorti i modeles shqiptare Angela Martini është liruar nga autoritetet greke. Dragos Savulescu është lënë i lirë, pasi është verifikuar që çështja e tij është mbyllur në Itali. Pavarësisht pretendimeve të autoriteteve rumune, Gjykata Italiane ka vendosur që Dragos të lihet i lirë.