Vrasja e Konstantin Katsifas është rikthyer edhe një herë në vëmendjen e mediave greke. Pasi prokuroria e Gjirokastres mbylli hetimet per vdekjen e 35 vjecarit duke thënë se ky I fundit kreu vetëvrasje, gazeta greke “Kathimerini” i ka kushtuar një artikull Katsifas që vdiq në Bularat të Gjirokastrës tre vite më parë. Ekzaminuesi mjekësor që kontaktoi familja e tij, për të ndjekur çështjen, u shpreh se ky rast nuk mund të cilësohet si vetëvrasje.