Vendimi i Byrosë së Kuvendit për të lënë jashtë ambienteve të parlamentare gazetarët ka sjellë kritika të shumta. Edhe Presidenti Ilir Meta ka reaguar mbi këtë vendim të firmosur nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Meta u shpreh se kjo është një iniciativë e parlamentit monisit për të vendosur në kontroll mediat dhe u kufizon atyre lirinë dhe pavarësinë.