Dorëheqja e Bashës solli reagimin e menjëhershëm të disa zërave jo pak të rëndësishëm në Partinë Demokratike. I pari që foli për mediat, menjëherë pas dorëheqjes së Bashës ishte deputeti Ervin Salianji, prezent edhe në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ku Basha dha dorëheqjen. Salianji u shpreh se dorëheqja e Bashës ishte një akt i mirëpritur, por i vonuar.