Një prej strategëve të fushatës së Trump, tashmë drejtues i fushatës së Berishës, Chris LaCivita, në një intervistë për Wall Street Journal, e krahason Berishën me Trump, përsa i përket asaj që e konsideron përndjekje dhe përpjekje për arrestim të opozitës. Në artikullin e publikuar nga Wall Street Journal, “ Sali Berisha ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij, duke i cilësuar ato si mashtrime dhe përpjekje nga kundërshtari i tij për hakmarrje politike. Ndërkohë, LaCivita e krahasoi këtë situatë me ndjekjet penale ndaj Donald Trump.”