Analizat e kryera për produktet ushqimore të marra në kopshtin shtetëror të Gramshit dhe në subjektin furnizues në Tiranë kanë rezultuar të pastra për treguesin e Salmonelës. Mostrat e marra për produktet qumësht, vezë, dhe kofshë pule u dërguan për analizim në Laboratorin e Referencës në ISUV, dhe rezultatet e deritanishme nuk shfaqin prezencë të salmonelës.