Teksa rastet e reja të koronavirusit në SHBA vazhdojnë të rriten, akoma më shumë shtete kanë vendosur të ndalin zbutjen e masave të izolimit. Arizona është shteti më i fundit që ka ndryshuar kurs në rihapjen e ekonomisë ndërsa rastet e koronavirusit atje po rriten ndjeshëm. Me festimet e 4 korrikut që po afrohen, Teksasi dhe pjesë të Kalifornisë po ashtu i kanë kërkuar bareve të mbyllen sërish. Plazhet në kontenë e Los Angeles-it po ashtu do të jenë të mbyllura në fundjavën e ditës së pavarësisë së Amerikës në një përpjekje për të penguar mbledhjen e turmave.