Raporti i Partisë Demokratike për imunitetin e Belinda Ballukut përfshin në të edhe pjesë nga deklaratat e prokurorëve të SPAK në dy mbledhjet me dyer të mbyllura të Këshillit të Mandateve. Sipas raportit të PD, në këto mbledhje prokurori i çështjes, Dritan Prençi dhe kreu i SPAK, Klodjan Braho kanë shprehur shqetësime në lidhje me mundësinë që Belinda Balluku të prishë provat dhe ndërhyrje përmes intimidimit te dëshmitarët.