Pezullimi, apo zëvendësimi i kryetarëve të bashkive përmes masave shtrënguese të vendosura nga gjykatat shkel autonominë e pushtetit vendor dhe vullnetin e zgjedhësve. Kështu thotë Komisioni i Venecias në raportin e miratuar në sesionin e 144 plenar që u mbajt më 24 tetor. Komisioni i Venecias - “Pezullimi ose përfundimi i mandatit të kryetarëve të bashkive për shkak të ndalimit apo paraburgimit të tyre prek thelbin e autonomisë vendore dhe shkel parimet e Kartës Europiane për Vetëqeverisjen Vendore”. Në të njëjtin raport thuhet se ndikimi i paraburgimit të kryetarëve të bashkive është i dyfishtë