Top News – Raporti i DASH për trafikun njerëzor/ Shqipëria, nuk përmbushi plotësisht standardet
01/07/2021 23:01

Departamenti i shtetit publikoi të enjten raportin mbi trafikun e qënieve njerëzore për vitin 2021. Raporti i këtij viti vjen në një kohë kur shumë vende u përballën me pandeminë e COVID-19. Ai konsiderohet si burimi më gjithëpërfshirës në botë i përpjekjeve qeveritare antitrafik dhe pasqyron angazhimin e qeverisë amerikane për të marrë një rol udhëheqës global në këtë çështje kryesore të të drejtave të njeriut dhe zbatimin e ligjit. Në një mesazh që shoqëron publikimin e raportit Sekretari amerikan i Shtetit shprehet se nëpërmjet tij “u bëhet thirrje qeverive të bashkohen me Shtetet e Bashkuara në përmirësimin e përpjekjeve kolektive për të adresuar në mënyrë gjithëpërfshirëse trafikimin e qenieve njerëzore”. Kjo kërkon sikurse shprehet ai që “të zbuten praktikat dhe politikat e dëmshme që shkaktojnë dobësi social-ekonomike ose politike që trafikantët shpesh i shfrytëzojnë”. Sipas raportit Shqipëria dhe Kosova, renditen në nivelin 2, ku hyjnë vendet dhe territoret, qeveritë e të cilave nuk përputhen plotësisht me standardet minimale, por që po bëjnë përpjekje të konsiderueshme për të ardhur në përputhje me to. Në raport thuhet se qeveria e Shqipërisë nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eleminimin e trafikimit, por po bën përpjekje të konsiderueshme për ta bërë një gjë të tillë. “Qeveria demonstroi përpjekje të përgjithshme në rritje, krahasuar me periudhën e mëparshme të raportimit, duke marrë parasysh ndikimin e pandemisë në kapacitetin e saj antitrafik dhe ndaj mbeti në nivelin e dytë. Këto përpjekje përfshinin ndjekjen penale të më shumë të pandehurve dhe rritjen e konsiderueshme të burimeve për strehat për viktimat, të cilat financohen nga qeveria”, thuhet në raport. Sa I takon ndjekjes penale raporti vë në dukje se qeveria i uli përpjekjet e strukturave te zbatimit të ligjit në këtë drejtim. Po ashtu përgjatë këtij viti thekjsohet se gjykatat nuk dënuan asnjë trafikant. Në raport thuhet se qeveria i ruajti përpjekjet për të parandaluar trafikimin dhe se vazhdoi zbatimin e planit kombëtar të veprimit për vitet 2018-2020, duke caktuar një fond prej 4.87 milionë dollarësh për zbatimin e tij.

Top Channel/ Trafikonte armë në Itali, arrestohet 30-vjeçari i dënuar si kreu i një grupi kriminal
09/08 15:41
Top Channel/ Polici shpëton të aksidentuarit, vlerësohet me certifikatë mirënjohje për ndërhyrjen
09/08 15:13
Top Channel/ Fluks në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, dhjetëra mjete drejt vendit tone
09/08 13:33
Top News- Emigrantët kthehen në atdhe për pushime/ Fluks në Kapshticës, shtohet numri i sporteleve
09/08 13:29
Top Channel/ Vijojnë zjarret në Finiq dhe Mirditë, ndërhyjnë nga ajri “Black Hawk” dhe “Canadair”
09/08 13:19
Top News- Tentoi të eliminonte 28-vjeçarin/ Gjatë sherrit plagoset dhe vëllai i autorit
09/08 12:54
Top Channel/Helmi nga konservat e prishura, çfarë po ndodh në Itali me botulizmin dhe si të mbrohemi
09/08 12:28
Top Channel/ Udhëtim mes maleve, suedezët përshkojnë me biçikleta Ballkanin dhe ndalen në Shqipëri
09/08 12:18
Top Channel/ Mbështetja e fermerëve, po aplikojnë për skemat e ndihmës për financimin në bujqësi
09/08 12:16
Top Channel/ Pastrimi i rrugëve në Korçë, 377 objekte do largohen vullnetarisht ose do shkatërrohen
09/08 12:14
Top News- Jahti luksoz ankorohet në Durrës/ ‘Dragonfly’ furnizohet me 600 mijë litra naftë
09/08 12:10
Top News- Durrësi, stacioni i superjahtëve, ‘bisha’ ankorohet në port
09/08 12:02
Top Channel/ 18 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit, vijojnë flakët në 6 qarqe
09/08 11:41
Top News- Arrestohet 32-vjeçari në Krujë/ Droni zbulon parcelën me kanabis
09/08 11:39
Top Channel/ Droni zbulon parcelën me kanabis në Thumanë, bie në pranga 32-vjeçari
09/08 11:22
Top News- Aksident i trefishtë në Zvërnec, përfundojnë në spital dy persona
09/08 11:21
Top Channel/ Aksident i rëndë në Vlorë! Përplasen tre makina, dy të plagosur, mes tyre një fëmijë
09/08 11:18
Top News – 18 vatra zjarri në 24 orët e fundit/ Vijojnë flakët në Vlorë, Fier dhe Lezhë
09/08 10:56
Top Channel/Dy plagosje me thikë në Fier, pamje nga vendngjarja
08/08 23:03
Top Channel/ Dy plagosje me thikë në Fier
08/08 23:02