Më shumë se gjysma e familjeve shqiptare me kredi nëpër banka raportuan vështirësi në shlyerjen e tyre në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë për stabilitetin financiar të gjysmës së dytë të 2022-shit, 53 për qind e familjeve me një hua në banka, qoftë konsumatore, qoftë hipotekore raportuan rënie të aftësisë së tyre paguese.