Palestinezët në Gaza po përgatiten të mirëpresin muajin e shenjtë mysliman të Ramazanit nën një marrëveshje të brishtë armëpushimi, por shumë thonë se sfidat e jetës së tyre të përditshme dhe humbjet e luftës Izrael-Hamas po e zbehin frymën tipike festive. "Nuk ka gëzim pasi humbëm familjen dhe të dashurit tanë", thotë një banor. "Edhe nëse përpiqemi të përballojmë situatën, nuk mund ta ndiejmë vërtet në zemrat tona. ... Unë jam një nga ata që nuk mund ta ndiejnë atmosferën e Ramazanit".