Kryeministri Edi Rama, votoi rreth orës 11.00 në Surrel, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. Ai tha se tani është radha e qytetarëve që të thonë fjalën e tyre dhe shtoi se uron që problemet me identifikimin elektronik të mos mbajnë zgjedhësit larg kutive të votimit.