Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për media së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Princin Faisal Bin Farhan Al Saud. Kryeministri u shpreh shpresëplotë se kjo vizitë të jetë hapja e kapitullit të takimit mes dy palëve. Rama u shpreh tejet optimist në zhvillimin e marrëdhënieve të dy vendeve në bashkëpunimin ekonomik.