Kryeministri Edi Rama ka vijuar pasditen e sotme me konsultimin publik me nxënësit këtë herë në Shkodër. Shqetësimet kryesore që u ngritën ishin rreth bursave, kurikulave dhe apo mungesës së teknologjisë. Pasi studentët ngritën shqetësimet e tyre, Rama u shpreh se teknologjia do të jetë me prioritet në sistemin e arsimit pasi tregu i punësimit krijon kushte dhe mundësi më të mëdha në këtë fushë. Kryeministri siguroi atyre ndërtimin e një strategjie të re për rininë që do të jetë një udhërrëfyes deri në vitin 2029. Sipas tij edhe pse arsimi parauniversitar ka përparuar shumë ka ende shumë boshllëqe me probleme që duhet të adresohen shpejt.