Një ditë para seancës së parë plenare në Kuvend, kryeministri Edi Rama mblodhi në vilën qeveritar në Dajt ministrat e kabinetit qeveritar, drejtuesit e institucioneve të varësisë dhe eksponentë të rëndësishëm të jetës parlamentare. Sikurse është bërë traditë, për rreth tetë orë të majtët do të skanojnë dikasteret kryesore qeverisëse dhe do të analizojnë situatën e deritanishme për të caktuar objektivat e vitit elektoral.