Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të enjte në Asamblenë e Përgjithshme të PS emrat e kabinetit të ri qeveritar. Kreu i qeverisë ka konfirmuar në detyrë 7 ministra. Arben Ahmetaj do të vazhdoj të jetë ministër i Rindërtimit, por atij I është besuar edhe postin e zv/kryeministrit. Në krye të dikasterit të mbrojtjes është konfirmuar edhe Niko Peleshi, por të palëvizur nga posti I mëparshëm ka qëndruar Olta Xhaçka si ministre e Jashtme, Bledi Çuçi si ministër i Brendshëm, Belinda Balluku në krye të ministrisë së Infrastrukturës dhe Ogerta Manastirliu si ministre e Shëndetësisë.