Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës kombëtare të opozitës, ku disa qytetarë dhe efektivë policie përfunduan në spital pas përplasjeve mes tyre. Rama akuzon Partinë Demokratike, që sipas tij, është e vetmja forcë politike parlamentare në Europë që ka dhunën si alternativë.