Kryeministri Edi Rama uroi drejtuesi ne ri të SPAK, Klodjan Brahon. Në një postim në platformën X, kreu i qeverisë nuk nguroi që të vlerësonte dhe punën e drejtuesit aktual, Altin Dumani për arritjet e pamohushme të SPAK-ut gjatë 3 viteve të drejtimit. Në postimin e bërë Rama thekson gjithashtu se qeveria do të vijojë mbështetjen e palëkundur për prokuorinë e posaçme me qëllim përmbushjen e misionit që i është ngarkuar.