Qeveria ka miratuar Paketën e Rezistencës Sociale për përballimin e krizës ekonomike, teksa kryeministri Edi Rama u shpreh i prerë se nuk do të ketë heqje të taksave të naftës, pasi përndryshe, do rritet çmimi i energjisë elektrike për qytetarët. Ai shtoi më tej se Qeveria do të paguajë 50% të shpenzimeve për naftë për të gjithë qeveritarët, ndërsa pjesën tjetër do e paguajnë vetë.