Edi Rama mblodhi grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku në qendër të diskutimeve kanë qenë zgjedhjet parlamentare të 14 majit. Të pranishëm në këtë takim ishin të gjithë deputetët e socialistë, me përjashtim të Arben Ahmetajt që nuk u paraqit. Burime të Top Neës pohojnë se në këtë takim, Rama ka kërkuar nga deputetët angazhim maksimal në mbështetje të kandidatëve për kryebashkiakë në zgjedhjet e 14 majit. Ai ka thënë se PS nuk duhet të synojë thjesht fitoren e shumicës së bashkive, por të triumfojë në këto zgjedhje.