Kryeministri Edi Rama është i sigurt se Koosva dhe Serbia po shkojë drejt një marrëveshje, edhe pse sipas tij, asksuh kishte besuar që Kurti do të ulej me Vuçicin në një tryezë. Kryeministri i Shqipërisë ka folur në një intervistë për mediat maqedonase për procesin e dialogut duke thënë se është optimist sepse nuk ka pasur ikje nga tryeza për të rifilluar konfliktin e armatosur, po ka pasur rikthime në tryezë për të provuar prapë ndonjë marrëveshje.