Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme tek “Rruga e Shpresës” ju drejtua gjyqtares Irena Gjoka-Maneku se, nëse është përzënë nga ndonjë vend për aktivitete llumi. Berisha iu drejtua gjyqtares që përgjigjen e saj t’ia japë shqiptarëve. Berisha komentoi po ashtu edhe miratimin e ligjit për zonat e mbrojtura. Berisha u shpreh se, sot në parlament kanë votuar trafikantët e kullave, ndërsa Edi Rama merr 30 për qind për çdo leje ndërtimi që firmos.