Ecuria e Shqipërisë drejt BE, zgjedhjet e 25 prillit dhe problematika e lidhur me to si edhe vaksinat e premtuara për rajonin ishin në qendër të konferencës të mbajtur në Bruksel, në kuadër të Këshillit të 11-të Stabilizim Asocimit, ku ishte i pranishëm kryeministri shqiptar Edi Rama. Përfaqësuesi i lartë i BE për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell, dhe komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi, dhanë vlerësime pozitive për shqipërinë.