Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur edhe një herë angazhimin e qeverisë shqiptarë për të siguruar në kohë vaksinat kundër covid 19. Gjatë një komunikimi me gazetarët kryeministri Rama tha se është një luftë e madhe që po bëhet midis shteteve për të siguruar vaksinën. Ai theksoi se Shqipëria nuk do të ngelet prapa dhe se është në komunikim të vazhdueshëm me kompanitë prodhuese të vaksinave të certifikuara tashmë dhe shtete të tjera.