Kryeministri Edi Rama, në komunikimin e parë publik për këtë vit, preku një sërë çështjesh të lëna ende pezull nga viti 2021. Skandali i rrjedhjes së pagave dhe evazioni fiskal që doli zbuluar nga publikimi i databazës së drejtorisë së tatimeve, është cilësuar nga Rama si një problem i madh, efektet e të cilit shtrihen në skemën e pensioneve. Kryeministri Edi Rama ka inkurajuar gjithë qytetarët të denoncojnë punëdhënsit të cilët nuk e kalojnë rrogën e plotë përmes llogarive bankare.