Top News – Rama, një përgjigje për Francën…!/ Shumë komente “masakruese” në facebook
17/01/2021 14:32

Kryeministri Rama nuk ka preferuar një deklaratë në vetë të parë për pretendimet e Ambasadës Franceze në Tiranë, lidhur me vaksinën, apo marrjen e saj si shembull. Shefi i qeverisë shqiptare ka dhënë përgjigjen e tij në rrjetin social facebook, duke i kthyer përgjigje një komentueseje, e cila nuk ka qenë aspak dakord me cfarë është deklaruar. “Unë nuk kam sulmuar asnjë aleat dhe aq më pak Francën ne rastin konkret! As nuk e kam harruar dhe nuk e harroj që Bashkimi Europian e ka ndihmuar Shqipërinë, qyshse vendi ynë doli nga burgu i diktatures e deri më sot. Përkundrazi, e kam çmuar dhe e çmoj pa lëkundje Bashkimin Europian, për njëmijë e një arsye, përfshirë pa dyshim edhe ndihmën e paçmuar që i jep Shqipërisë tash 30 vjet” Kryeministri e cilëson një amanet të shqiptarëve Bashkimin Evropian, pa lënë pas edhe Francën, si një vend të mrekullueshëm. “Franca është jo vetëm një nga vendet më të mrekullueshme të botës e më të përparuara të Europës në çdo drejtim, as thjesht një vend mik e aleat i Shqipërisë, po edhe një vend i veçantë në zemrën e në mendjen time, ashtu sikundër është edhe BE-ja një amanet e një destinacion i patjetërsueshëm i Shqipërisë e shqiptarëve” Por, për të gjihë ndjekësit në facebook, Rama ka një këshillë, të mos mërzitet, sepse edhe vetë ai këtë bën, packa se cfarë shkruhet e thuhet për të. “Ankesa e Ambasadës Franceze nuk ndryshon asgjë në asnjë drejtim, ashtu siç e drejta për të menduar ndryshe vlen si gjithnjë njësoj si për Francën edhe për Shqipërinë në këtë rast; si për hartuesit e ankesës në emër të Francës, si për mua që flas në emër të Shqipërisë. Një fjale e bukur popullore thotë se miqësia e vërtetë nuk i ka të gjitha fjalët prej mjalti, kështu që as ti mos u mërzit, as ambasada s'ka pse mërzitet, se unë jo e jo, çfare nuk dëgjoj po nuk mërzitem”

Top Channel/ Premtimi i Ramës: Do rindërtojmë falas çdo shtëpi të djegur
15/08 22:41
Top News- Berisha ‘troket’ sërish në Kushtetuese/ Dorëzon ankim kundër masave të sigurisë
15/08 19:18
Top Channel/Rama për zjarrvënësit:Kriminelët do t’i dorëzohen drejtësisë,meritojnë ndëshkim maksimal
14/08 10:26
Top Channel/ Rama bën bilancin e zjarreve: Ende 6 vatra ‘të nxehta’!
13/08 23:08
Top News- Berisha:Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Ja ku gjenden paratë për avionët zjarrfikës
13/08 16:51
Top Channel/ “Aksi Berat-Ballaban, brenda vitit”, : Sezoni i ardhshëm iu gjen me rrugë të re
11/08 19:46
Top Channel/ Berisha reagon për shembjen në Vlorë: Të bëhej në vjeshtë, dëm për turizmin
11/08 15:02
Top Channel/ Shpëtoi 3 të aksidentuarit në Fier, Rama: Mes Policisë së Shtetit ka edhe heronj!
09/08 21:05
Top Channel/ Rama: Masa të reja për shkelësit, paketa miratohet së shpejti
09/08 19:18
Top Channel/ “Duhet rithemelim i dytë”, ish-deputeti i PD, Kreshnik Çollaku, propozon një foltore
09/08 15:05
Top Channel/ Rama nxjerr pamjet e reja: Qytetet shqiptare, si BE
08/08 19:30
Top Channel/ Zegjineja kritikon Bashkinë e Roskovecit, nxjerr videon e plehrave në rrugë
08/08 15:34
Top Channel/ Meta kërkoi lirinë.Gjyqtari shpall moskompetencën: Çështja të shqyrtohet nga Erjon Çela
08/08 15:02
Top Channel/ Rama publikon pamjet e aksionit: Çlirohen akset kombëtare
07/08 19:33
Top Channel/ Berisha: Zgjedhjet u blenë. Në fushatë u bënë prokurime prej gjysmë mld euro
07/08 15:14
Top Channel/ Zgjedhjet, Berisha si Basha! Përsëritet historia. Xhaferaj: Berisha, më keq se Basha
06/08 19:34
Top Channel/ Berisha: Rama bleu votat. 200 mijë personave ju shpërndanë nga 40 euro gjatë fushatës
06/08 15:19
Top Channel/ Berisha flet për lobistët: Pyetini vetë. Ata janë kompani serioze
05/08 15:29
Top Channel/ “Burg për martesat me zor”, gafa e Berishës teksa lexon memen në konferecë
05/08 15:23
Top Channel/ Rama reagon për Kodin e ri Penal, u përgjigjet me ironi kritikëve: Mos ua ekspozoni…
04/08 19:40