Kuksianët e pritën kryesocialistin Edi Rama me vallen tradicionale të zonës. Gjatë takimit elektoral Rama prezantoi Safet Gjicin si alternativën që do të sjellë zhvillimin e zonës, teksa hodhi dyshime për fijet që lidhin kandidatin e opozitës me dosjen ‘Gërdeci’. Kandidatura e Admir Sinamatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” u konsiderua nga Rama shpërblim për favoret që dikur Sinamati ka bërë ndaj Berishës për mbylljen e dosjes Gërdeci.