Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të enjte, Kampusin e ri të Akademisë së Forcave të Armatosura, investtim në të cilin po finalizohet faza e parë e projektit. Kryeministri Rama tha nga kantieri se, ndonëse afatet e parashikuara për përfundimin e plotë të kampusit janë të rëndësishme, kryesore mbetet cilësia.