Pasi priti Presidentin serb, Rexhep Taip Erdogan në Tiranë në një vizitë ku u nënshkruan tre marrëveshje dhe u përurua xhamia e Namazgjasë, Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar në drejtim të Budapestit për një vizitë zyrtare. Në Hungari, kreu i Qeverisë shqiptare mbërriti për t’u takuar me homologun hungarez, Viktor Orban me qëllim nënshkrimin e disa marrëveshje, nga infrastruktura te bujqësia. Kjo është vizita e dytë e këtij lloji e Kryeministrit Edi Rama në Hungari. Vizitën e parë e mbajti më 8 qershor të vitit 2021, pak javë pasi fitoi mandatin e tretë në zgjedhje.