Në kështjellë e Pragës, kreu i qeverisë, Edi Rama u ul në tryezën e parë të rrumbullakët të Komunitetit Politik Europian. Një moment historik, ku për herë të parë diskutimet nuk ndalen vetëm në 27 vendet e Bashkimit Europian, por në plot 44 vende, përfshi këtu edhe Mbretërinë e Bashkuar. Në seancën plenare me dyer të mbyllura, kryeministri Edi Rama bëri thirrje që pas këtij takimi Ballkani Perëndimor të mos lihet i vetëm përballë sfidave politike dhe ekonomike që po prekin çdo kufi shtetëror.