Pas Dubait, ndalesa e kryeministrit Edi Rama ishte Brukseli ku mori pjesë në mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian dhe u takua me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Pas takimit, Michel përmes një postimi në Twitter, shprehu mbështetjen e palëkundur ndaj Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian si dhe përshëndeti samitin që do të organizohet në Tiranë për Ukrainën.