Kryeministri Edi Rama u ndal në dy bashki të qarkut të Elbasanit, Belsh dhe Cërrik. Në fjalën e mbajtur para qytetarëve, Rama mori investimet në kuadër të rilindjes urbane në dy qytetet si shembull tipik i ndryshimit. Ai kërkoi votën për një tjetër mandat për kandidatët socialistë për të vijuar me investimet. Kryeministri akuzoi se kandidatët që kanë përballë nuk kanë interesin e qytetarëve, por interest e dyshes Berisha-Meta.