Vizita e kryeministrit Edi Rama në Athinë po pritet me interes të vecantë prej politikës greke. Edhe pse zhvillohet në kuadër të presidencës shqiptare të OSBE-së, ajo duket se po ringjall shpresat për një nisjen e një faze të re afrimi mes dy vendeve, që pritet të kulmojë me përfundimin e bisedimeve mbi cështjet që kanë mbetur të hapura.