Me këngë polifonike, Edi Rama përmbylli turin elektoral në Sarandë, ku ashtu si në Gjirokastër, theksoi edhe njëherë se vota më 11 maj është për Shqipërinë në BE. "Ajo që e bën 11 majin një moment historik, nuk është fakti që do të zgjedhin mes një partie dhe ca të tjerave, pasi këtë punë e bëjnë në çdo palë zgjedhje. Sigurisht, çdo palë zgjedhje është e rëndësishme, por ama jo çdo zgjedhje është një mundësi që i jepet zgjedhësit për të takuar historinë." Rama nuk i kurseu as akuzat në drejtim të Sali Berishës.