Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga kantieri i ndërtimit në Portin e Ri të Durrësit. Në pamje shihet hapja e terrenit, ku është parashikuar që të zbatohet projekti i Alabbar për ndërtim luksoze apartamentesh dhe hotelesh, që sipas Qeverisë do ta shndërrojnë këtë port në një pikë referimi në Mesdhe për turizmin elitar.