Rama ka dalë krahë ministres Olta Xhaçka në përballjen e saj me akuzat e opozitës për përfitime të padrejta ndaj pasurive shtetërore. Teksa në kryesinë e kuvendit, këshilli i mandateve po diskutonte lidhur me investimin në Himarë, të bashkëshortit të Olta Xhaçkës, kjo e fundit u shfaq krah kryeministrit Edi Rama, në konferencën për shtyp lidhur me samitin e NATO-s.