Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se do të jetë grupi parlamentar ai që do të vendosë nëse marrëveshja me Italinë për refugjatët, do të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese. Në një konferencë për media, i pyetur nga gazetarët, Berisha tha se nuk do të japë një qëndrim personal përpara vendimit të grupit, i cili sipas ish kryeminsitrit, do të zhvillojë një mbledhje lidhur për këtë situatë.