Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në shkollën e rikonstruktuar të Hoteleri-Turizëm në Tiranë. Gjatë vizitës, Rama tha se fokusi kryesor do të jetë përmirësimi i kushteve dhe cilësisë. Ai iu drejtua disa studentëve duke iu thënë se duhet të mendohen mirë para se të vendosin të largohen nga vendi.