Kundërshtimi i planit të Charls Michel për zgjerimin e Bashkimit Evropian deri në vitin 2030 nga Komisioni Evropian solli reagimin e kryeministrit Edi Rama. Përmes një reagimi në rrjetin social X, i njohur më herët si Tëitter, shefi i qeverisë tha se në gjendjen akttuale të punëve të jashme, të qëndrosh në autobusin e BE-së edhe pa ndenjëse është më e sigurt se të ulesh në një aeroplan rus.