Kryeministri Edi Rama reagoi pas kritikave për draft statutin e asocicionit për komunat në veri të Kosovës, që zyrtarisht u prezantoi presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholtz. Përmes një postim në Twitter, Rama u shpreh se pas akuzave të hedhura në publik fshihet frika e kritikëve semos humbin armikun që u krijon mundësinë të flasin në këtë mënyrë.