Kryeministri Edi Rama mbrojti vendimin e qeverisë për mbylljen e përkohshme të TikTok në Shqipëri. Ai reagoi përmes rrjeteve sociale, ku thotë se mbyllja është produkt i një procesi të gjerë konsultimi me prindër dhe mësues për të rritur sigurinë në shkolla.