Kryeministri Edi Rama mbërriti rreth orës 08:30 minuta në selinë e Partisë Socialiste, ku ka thirrur një mbledhje të kryesisë së saj. Mbledhja është thirrur pas ndryshimeve të fundit që ka ndërmarrë kryesocialisti në kabinetin qeveritar, ku largoi zv.Kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun, ministren e Jashtme, Elisa Spiropali dhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu. Në total janë shtatë ndryshime në Qeveri, të cilat Rama ja dorëzoi të hënën Presidentit Bajram Begaj.