Marshimi i Prishtinës në mbështetje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u përqafuar edhe nga kryeministri Edi Rama. Në rrjetet sociale, Rama ndau foto nga protesta e orgazuar nga shoqëria civile në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarët e tyre që ndodhen në Hagë.