Kryeministri Rama doli nga ambjetet e QSUT, 24 orë pas ndërhyrjes kirurgjikale të laparoskopisë për apandesitin akut. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e stabilizuar dhe për këtë Rama falenderoi në rrjetet sociale stafin e mjekëve kirurgë dhe anestezistë të Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ që finalizuan me sukses operacionin.